Çdo i interesuar për të aplikuar në portal duhet të aksesojë në mesues.arsimi.gov.al. Afatet e aplikimit janë deri më datë 16/12/2016.
Jo. Dosja e aplikimit dhe dokumentet që kërkohen për procesin e konkurrimit administrohen sipas Udhëzimit të MAS nr.38 datë 6.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar”.
Çdo individ/punëkërkues i cili plotëson kriteret e përcaktuara nga ligji nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar.
Testimi i kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar do të zhvillohet ne janar në mjedise të planifikuara/përcaktuara nga DAR. Në portal në rubrikën TESTIMI, do të publikohen: • Programet orientuese • Lista e individëve/kandidatëve që fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në testim hartohet nga DAR/ZA. • Rezultatet e testimit shpallen në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Gjithashtu, çdo kandidat mund të informohet për rezultatin edhe në DAR/ZA.
Informacioni për vendet vakante, gjendet në rubrikën VENDE VAKANTE të portalit “Mësues për Shqipërinë”. Ky informacion përditësohet në dinamikë nga çdo DAR/ZA.
Ka të drejtë të plotësojë formularin e aplikimit, çdo individ që kualifikohet nga DAR/ZA pas shqyrtimit të dosjeve të aplikimit. Çdo i interesuar duhet të ngarkojë gjatë plotësimit të formularit dy dokumente: • formularin e pranimit të lëshuar nga DAR/ZA • Dokumenti identifikues që mund të jetë Karta e identitetit ose pasaporta personale Një individ që dëshiron të aplikojë duhet të tregojë kujdes në plotësimin e këtij formulari pasi nuk ka të drejtë ta përsërisë atë pas konfirmimit të aplikimit.
Në rubrikën TESTIMI në ambientin Dispozita ligjore do të jenë të prezantuara të gjitha aktet ligjore referuar këtij procesi si rregullorja e testimit.
Ju duhet të aplikoni vetëm një herë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në plotësimin e fushave. Pas konfirmimit nuk keni më mundësi të bëni ndryshime.
Testimi do jetë në të njëjtën ditë dhe orë në gjithë DAR-et.(mjediset e përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht)
Gjatë plotësimit të formularit ju mund të zgjidhni vetë Drejtorinë Arsimore ku doni të zhvilloni testimin.
Do të jenë kandidatë për testim të gjithë aplikantët që kanë diplomë mësuesie sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi. Lista e kandidatëve që fitojnë të drejtën hartohet nga DAR/ZA
Po dosja duhet të dorëzohet në DAR/ZA. .
Testimi i të gjithë kandidatëve për testim do të jetë në përputhje me profilin e tyre. Orientimet në lidhje me testimet sipas profileve do të behën publike në ambientet e këtij portali.
Rezultatet e testimit do të behën publike në ambientet e portalit. Gjithashtu, çdo kandidat mund të informohet edhe në DAR/ZA/
Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në: - Vlerësimin e dosjes - Rezultatin e arritur në testim.
Kjo do të varet nga vendet e shpallura vakante për çdo Drejtori dhe Zyrë Rajonale (DAR/ZA) dhe rezultati përfundimtar i arritur.
Informacioni do të bëhet publik në vijimësi.
Po. Punësimi do të realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumartorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim. .
Ju mund të aplikoni me të dy mbiemrat duke lënë hapësirën ndërmjet.
Aplikojnë ata që kanë mbaruar . - Ekonomi, por kanë kryer një Master në mësimdhënie dhe provim shteti.
Po aplikohet
Jo, nëse nuk kanë përfunduar një cikël studimesh në mësuesi.
Ju mund të gjeni informacion mbi kuadrin ligjor në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Sport si më poshtë: